Paraburgim për burrin në Kaçanik, dyshohet se dhunoi 16-vjeçaren

18:18 | 10 Janar 2024
paraburgim-per-burrin-ne-kacanik,-dyshohet-se-dhunoi-16-vjecaren

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dyshuarit E.K për dhunim seksual ndaj një të miture.

Rasti kishte ndodhur më 09 janar, ku i dyshuari dyshohet se e kishte mbyllur në një banesë të miturën.

“Po ashtu, ndaj të njëjtit, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 09.01.2024, në Kaçanik, përkatësisht në një banesë që më parë ishte shfrytëzuar si zyre, i pandehuri si person madhor, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria viktimën e ndjeshme –të dëmtuarën e mitur, pasi që kishte dal nga banesa e kishte mbyllur nga jashtë të dëmtuarën me të cilën do të kryente veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 193 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura./Front Online

Komento: