Paraburgim për dy persona që dyshohet se u pasuruan shpejtë përmes dallavereve

19:52 | 27 Shtator 2024
paraburgim-per-dy-persona-qe-dyshohet-se-u-pasuruan-shpejte-permes-dallavereve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave që po dyshohen se përfituan pasuri në mënyrë të kundërligjshme.

V.C dhe Sh.C dyshohen se në bashkëkryerje që nga 2011-ta e në vazhdimësi, në koordinim me njëri-tjetrin përfituan pasuri nëpërmjet aktiviteteve kriminale, kryesisht me falsifikim të dokumenteve, mashtrime si dhe legalizime të përmbajtjes së rreme.

Në aktakuzë thuhet se të dyshuarit përmes veprimeve të lartcekura kanë bartur në mënyrë të kundërligjshme pronësinë e paluajtshmërive të shumta në territorin e Komunës së Prishtinës, në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilat më pas i kanë shitur ose tjetërsuar në mënyra të ndryshme, duke krijuar pasuri të shpejtë për veten.

Komento: