Parada e ushtrisë së Serbisë, pamje të tankave, aeroplanëve, raketave e helikopterëve

19:10 | 11 May 2019

Pamje nga parada.

Një ditë pas vizitës në Tiranë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka organizuar këtë të premte një paradë ushtarake madhështore në qytetin e Nishit, ku janë ekspozuar armatime përfshirë tanket helikopterët e rakatahedhësit.

Në paradë morën pjesë 4000 ushtarë , ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake,40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse

Vuçiq deklaroi gjatë paradës se ushtria serbe do të përdoret për mbrojtje dhe jo për sulm.
Sipas analistëve Serbia ka investuar në ushtri më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit
Perëndimor, një shumë e cila përllogarritet mbi 700 milionë dollarë.

Ndërkohë parada ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull aktivitetit te mbajtur ne kuader të shënimit të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas agjencisë, paradë ushtarake është zhvilluar në mes të tensioneve të thelluara midis Kosovës dhe Serbisë dhe demonstron aleancën mes Moskës dhe Beogradit.

Komento: