“Parakalimi i Festarit” në Suharekë, Muharremaj: Nuk është vetëm një parakalim, është edhe një udhëtim krenarie e gëzimi

10:26 | 19 Shtator 2025
“Parakalimi i Festarit” në Suharekë, Muharremaj: Nuk është vetëm një parakalim, është edhe një udhëtim krenarie e gëzimi

Në qytetin e Suharekës do të mbahet ‘Parakalimi i Festarit’. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj këtë e sheh si një udhëtim krenarie, gëzimi dhe bashkimi për Suharekën. Pa çka ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen historisë së bukur të qytetit.

“Parakalimi i Festarit. Ky nuk është vetëm një parakalim, por një udhëtim krenarie, gëzimi dhe bashkimi për Suharekën tonë. Ju ftoj të vini me familjen, fëmijët, miqtë dhe shoqërinë tuaj, sepse çdo hap i yni është pjesë e historisë dhe bukurisë së qytetit tonë. Le të festojmë, le të duartrokasim, le të ndriçojmë rrugët e Suharekës me dashni e hare. Nga ora 13:30 shihemi te Objekti i Komunës, për të vazhduar tek promovimi i produkteve bujqësore tek ish tregu, tani fushat sportive”, ka shkruar Muharremaj.

Komento: