Paralajmërim i frikshëm nga Ministria e Shëndetësisë: Vala e re e koronavirusit, është e pashmangshme!

14:38 | 01 Nëntor 2021

Ministria e Shëndetëisë, përmes një njoftimi për qytetarë ka bërë të ditur se vala e re e koronavirusit, është e pashmangshme, raporton ORAinfo.

Ministria ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.

Njoftimi i plotë:

VALA e re është e pashmangshme, #Vaksinohuni.

➡ÇDO QYTETAR MBI MOSHËN 18 VJEÇARE MUND TË VAKSINOHET!

➡LLOJIN E VAKSINËS MUND TA ZGJEDHËSH!

➡NËSE KENI APLIKUAR MË HERËT, CAKTO TERMININ!

Stina po ndryshon, dhe po kështu edhe COVID-19.

Është koha për të bërë kalimin.

Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.

Rezervo SOT terminin tënd në eKosova!

Komento: