Paralajmërim i frikshëm nga OBSH-ja për Evropën: Mund të ndodhë situata si në Indi

19:13 | 29 April 2021

OBSH paralajmëron Evropën se mund të ndodhë situata si në Indi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot Evropën të ndalojë relaksimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit, pasi “një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të shfaqet kudo.”

Mediat e huaja shkruajnë se OBSH vlerëson se kriza e madhe shëndetësore që po kalon India mund të jetë për shkak të llojit mutant të koronavirusit, që u zbulua për herë të parë atje, por edhe për faktorë të tjerë, të tilla si mosrespektimi i rregullave shëndetësore.

“Është gjithmonë një sfidë e madhe për vendet ku masat individuale të mbrojtjes janë zbutur, ku po zhvillohen tubime masive, ku ka lloje më ngjitëse të mutacioneve dhe ku mbulimi i vaksinimit është i ulët, të gjitha këto mund të krijojnë situatë të komplikuar me covid”, tha drejtori i OBSH-së duke paralajmëruar Evropën.

Në të gjithë Evropën, siç përcaktohet nga OBSH, e cila përfshin shumë vende të Azisë Qendrore, 7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.

Sipas organizatës ndërkombëtare, përqindja është më e lartë se ajo e njerëzve të infektuar me covid-19 në të njëjtën zonë, 5.5%.

Komento: