Në gjithë botën po vazhdon të përhapet me shpejtësi koronavirusi.
Pandemia e Covid-19 mund të përkeqësohet, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) pasi u dje konfirmuan 230,000 raste që është numer rekord.
Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i agjencisë së KB, e bëri të qartë se nëse vendet nuk arrijnë të zbatojnë masat themelore për të kontrolluar virusin, kriza do të përkeqësohet.
Ai më parë ka pohuar se maja e pandemisë Covid-19 ende nuk do të vinte sepse përhapja e sëmundjes kërcënuese për jetën po përshpejtohet në disa pjesë të botës.
Përhapjet janë në rritje në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut, sipas shifrave të OBSH. Ndërkohë, shtetet europiane duket se kanë dalë nga më e keqja e krizës.
Koronavirusi – i cili u shfaq për herë të parë në Kinë – ka vrarë më shumë se gjysmë milion njerëz por numri i pacientëve të infektuar që vdesin çdo ditë ka ndryshuar pak, megjithë numrin e rasteve të reja në rritje.
Numri rekord i lartë i infeksioneve të reja do të thotë se të paktën 12.5 milion njerëz tani janë goditur në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë në dhjetor në qytetin kinez Wuhan.
Miliona të tjerë thuhet se janë infektuar, por jo të regjistruar në statistika për shkak të mungesës së testimit.
Duke folur sot, Dr Tedros tha: ‘Më lejoni të jem i hapur, shumë vende janë drejtuar në drejtim të gabuar, virusi mbetet armiku publik numër një.
“Nëse nuk ndiqen rekomandimet, e vetmja mënyrë se si do të shkojë kjo pandemi, do të përkeqësohet dhe përkeqësohet. Por nuk ka pse të jetë kështu”
“Nuk do të ketë kthim në normalen e vjetër për të ardhmen e parashikueshme … Ka shumë për t’u shqetësuar.”
Komentet e tij të errëta, vijnë kur 230 mijë raste të reja janë raportuar të dielën, që është numër rekord botëror i rasteve të reja për një ditë.