Paralajmërimi i Gjuriqit: Nuk i lejojmë shqiptarët ta marrin Veriun

11:13 | 11 April 2019

Marko Gjuriq ka thënë se nuk i lejojmë shqiptarët ta marrin pushtetin në Veri.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se serbët nuk do të lejojnë shqiptarët që të marrin pushtetin në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Këto deklarime Gjuriq i ka bërë në një intervistë për ‘tv Prva’, duke sulmuar edhe partitë tjera serbe që nuk janë vegël e Beogradit në Kosovë.

“Shqiptarët dolën me një plan fantastik, shpresuan se serbët në veri do të bojkotojnë zgjedhjet, dhe menduan se do ta marrin pushtetin së bashku me disa ‘marioneta’, por ne nuk do të lejojmë diçka të tillë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera ai ka thënë se kanë marrë mbështetje nga kryeministrja serbe dhe presidenti Vuçiq, për plane investive, për ndërtimin e rrugëve, spitaleve , gjë që nuk është bërë më herët.

Komento: