Mourinho tremb Romën: Në qershor është vonë për bisedime.
Jose Mourinho i ka dhënë një mesazh të qartë drejtuesve të Romës për të ardhmen e tij.
Trajneri portugez po kalon vitin e tij të dytë te Roma dhe ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2024.
Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë pasi Special One kërkon garanci për të ardhmen nga klubi.
Dëshira e Jose Mourinhos është të ndërtojë një skuadër të fuqishme që të luftoj për titullin e kampionit në sezonin e ri.
“Drejtuesit e klubit i dinë kërkesat e mia dhe duhet të më japin më herët siguri. Por qershori është shumë vonë për mua”, ka thënë Mourinho.
Ky është një alarm i madh për Romën, pasi nëse duan ta mbajnë portugezin duhet të reagojnë më shpejtë.
Gjithashtu edhe Paulo Dybala i ka bërë të qartë klubit se dëshiron të qëndroj, por vetëm me Mourinhon trajner.