Paralajmërimi i një psikologu – çfarë ndodh me fëmijën tuaj kur e goditni

10:00 | 14 December 2022

Shumë studime të mëparshme kanë treguar pasojat e dëmshme të ndëshkimit fizik të fëmijëve. Megjithatë, disa prindër ende besojnë se ndonjëherë kjo është mënyra e vetme për t’i treguar fëmijës se ai e ka gabim ose se nuk po sillet siç duhet.

Psikologu rus Mikhail Labkovsky zbuloi pasojat e rënda që mund të ketë në psikikën e tij goditja e një fëmije. Siç shpjegoi ai, të rrahësh një fëmijë do të thotë të thyesh besimin e tij në jetë. Kështu, me vetëm pak fjalë, ai zbuloi arsyen kryesore pse prindërit nuk duhet ta bëjnë kurrë këtë, shkruan Forum Daily.

“Goditja nuk është edukim, është vetëm një tregues i agresionit tuaj. Pamundësia e vetëkontrollit tuaj. Ka metoda shumë më të mira dhe më efektive të edukimit dhe fëmijët mësojnë më shumë nga ajo që shohin te prindërit e tyre. Ju lutem, gjeni forcën brenda vetes dhe kuptoni se nuk është në rregull të rrahni fëmijët. Është e mundur që edhe prindërit tuaj të kanë rrahur në fëmijëri dhe sigurisht që ato rrahje i mbani mend si përvojën më të dhimbshme nga fëmijëria juaj. Është e rëndësishme të theksohet se kjo është një temë shumë serioze dhe e rëndësishme për të cilën sot nuk flitet sa duhet”, shpjegoi Labkovski.

Kështu ai u bëri thirrje prindërve që të mos përdorin kurrë ndëshkimin fizik.

“Për të rritur një fëmijë me vetëbesim, si prindër duhet të mësoni të jetoni ashtu siç dëshironi të jetoni. Me siguri ju ëndërroni që fëmijët tuaj të dinë se çfarë duan dhe si t’ua mësojnë atë? E vështirë, veçanërisht nëse nuk dini si t’i realizoni dëshirat tuaja. Domethënë, njerëzit që nuk e dinë se çfarë duan në të vërtetë jetojnë në një lloj kaosi që ua përcjellin fëmijëve të tyre, gjë që nuk është aspak e mirë dhe as nuk rekomandohet”, shtoi ai.

Komento: