Paralajmërimi i Shevchenkos për Italinë para ndeshjes me Ukrainën

14:45 | 20 Nëntor 2023

Andriy Shevchenko paralajmëron Italinë para ndeshjes me Ukrainën.

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko pranon se Italia ka motivim të lartë kundër Ukrainës, por paralajmëron Azzurrët se bashkatdhetarët e tij nuk kanë asgjë për të humbur sonte.

Ukraina dhe Italia takohen sonte në BayArena të Leverkusenit në ndeshjen e fundit të fazë së grupeve për Euro 2024.

Azzurrëve u mjafton një barazim për t’u kualifikuar në Euro 2024, ndaj Ukraina duhet të fitojë për të marrë një vend në turneun që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm.

“Është një ndeshje kaq e rëndësishme, më shumë se një lojë për të gjithë ne”, deklaroi Shevchenko për La Gazzetta dello Sport.

“Pavarësisht luftës, faktit që jemi të detyruar të luajmë çdo ndeshje në shtëpi jashtë vendit dhe vështirësive që po hasim brenda vendit, skuadra është ende në një pozicion të mirë. Natyrisht, ka pasur një ndryshim brezash, por ne kemi lojtarë të vlefshëm si Mudryk, Sudakov dhe Tsyngakov”.

“Rebrov ka bërë një punë të shkëlqyer në një situatë shumë të vështirë. Ai ka fituar filozofinë e tij dhe ekipi është rigjeneruar. Në këtë fazë nuk kemi asgjë për të humbur, por kjo nuk do të thotë se jemi të kënaqur me atë që kemi arritur”, ka shtuar më tej ai.

Komento: