Kadri Veseli ka paralajmëruar Tribunalin për krimet serbe.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se shumë shpejtë do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot në 20 vjetorin e mas,akrës në Studime të Vushtrrisë se shumë shpejt do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka thënë se shteti serb dhe forcat ushtarake, policore e paramilitare kanë kryer 186 mas,akra në gjitha vendet e Kosovës.
“Kjo është edhe arsyeja pse në Kuvend do të kemi një rezolutë, dhe jo vetëm rezolutë, por edhe iniciativë që ka të bëjnë me drejtësinë, e cila i vë para përgjegjësisë ata të cilët i kanë kryer këto krime. Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare. Ne nuk do të ndalim derisa të dalë e vërteta dhe ajo është vetëm një: krimet në Studime dhe të gjitha mas,akrat e tjera i ka kryer shteti serb dhe kryerësit e këtyre krimeve, pjesa më e madhe e tyre, sot janë gjallë në Serbi. Ata duhet të përgjigje për krimet e tyre”, deklaroi Veseli sot në 20-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë.
Krejt kjo deklaratë e Veselit, nga një medium serb po cilësohet si provokim i ri nga Kosova.
Është “novosti.rs”, që e ka cilësuar si provokim të ri deklaratën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.