Paralajmërimi i Zelenskyt për luftë në Ballkan/Gjenerali kosovar: Mundësitë janë reale

19:00 | 20 Nëntor 2023
paralajmerimi-i-zelenskyt-per-lufte-ne-ballkan/gjenerali-kosovar:-mundesite-jane-reale


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke planifikuar të ndezë një luftë në Ballkan për të shkëputur vëmendjen nga lufta e saj e vazhdueshme me Ukrainën.

Ai nuk ofroi prova për parashikimin e tij ogurzi, i cili erdhi pothuajse dy muaj pas një incidenti përgjatë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.

Mundësitë që skenari i paralajmëruar të ndodh i pohon gjenerali, Kadri Kastrati.

“Mundësitë janë reale, duke e njoftë mirë Serbinë, këtë strukturë politike udhëheqëse, sepse në këtë koalicion qeverisës, janë komplet struktura e Milloshoviqit, Vuqiqit, Nikoliqit, Vulit dhe Daqiqit, janë bërë bashkë për zgjedhje, janë njerëz që kanë qenë në qeverinë e Millosheviqit”.

Kastrati thotë se Serbisë nuk i zihet besë kurrë.

Përmendi projektin e tyre Bota Serbe.

“Për këtë arsye Serbisë nuk i zihet besë asnjëherë që synon një arritje të ujdisë apo rrugëtim paqësor. Serbia gjithmonë ka pasë aspirata territoriale ndaj Kosovës. Ka pasë ndaj Bosnjës dhe tash nuk e quan kot projektin Bota Serbe. I bjen Serbia e madhe. Mendoj që Serbia nuk do të ndalet deri sa ta arrijë atë qëllim. Atë mund ta arrijë përmes luftës dhe konflikteve. Ajo mendon ashtu”.

Megjithatë Kastrati pati një paralajmërim për Serbinë.

 “Jemi me fat që kemi NATO-n në Kosovë, nuk është vetëm Nato, jemi edhe ne, FSK, policia. Jemi ne qe kemi eksperiencë lufte. Nuk do te rrimë duarkryq. Nëse ndodh lufta, Serbia nuk do të kalojë si më 1998 dhe 1999, do ta bartim luftën edhe në territor të Serbisë”, theksoi Kastrati.

Komento: