Paralajmërimi për krizë energjetike në Kosovë, propozohet investimi në pompa termike

22:04 | 01 August 2022

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavatë në orë, kurse nevojat e saj në ditë dimri arrijnë deri në 1.300 megavatë në orë.

Funksioni i saj është ta kursejë energjinë elektrike.

Përkthyer në terma praktik, kjo pajisje harxhon 5 herë më pak energji elektrike sesa një nxemje e zakonshme shtëpiake.

E përdorimi i saj po konsiderohet tejet i rëndësishëm nga ekspertët e fushës së energjetikës, veçmas, tash kur kanë filluar paralajmërimet për një krizë të re energjetike gjatë muajve të dimrit.

Megjithatë, përdorimi i pompave termike po konsiderohet vetëm si zgjidhje për një periudhë afatshkurtër

Madje, sipas Azemit, Qeveria e Kosovës duhet ta shqyrtojë mundësinë e subvencionimit të këtyre pompave.

Mendim të ngjashme ka edhe Trim Tërnava, njohës i fushës së energjetikës.

Por, jo vetëm investimi në pompa termike po shihet si zgjidhje.

Sipas profesorit të elektroenergjetikës, Vezir Rexhepi, Qeveria e Kosovës duhet ta heq akcizën për edhe për pelet.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

Komento: