Keqpërdorimi i ujit tashmë do të dënohet.
Masa të rrepta ndëshkuese janë paralajmëruar për keqpërdoruesit e ujit të liqenit të Badocit dhe Batllavës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se në Badoc niveli i ujit ka rënë nën 6.7 metra nga kuota maksimale.
Ndërsa në Batllavë, niveli ka rënë në minus 5.6 metra.
Zyrtarë të kësaj kompanie e kanë vlerësuar gjendjen si shqetësuese, duke thënë se përveç mungesës së të reshurave, kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e keqpërdorimit të ujit nga konsumatorët.
Nga këto dy liqene furnizohet me ujë kryeqyteti dhe disa komuna të tjera.
Nivel kaq i ulët i ujit në këto dy liqene, sipas Ujësjellësit, nuk është parë në rreth pesë vitet e fundit.
Kompania e ujësjellësit apelon te qytetarët që ta përdorin ujin për nevoja elementare dhe jo për ujitje apo larje rrugësh.
Xhafa ka shtuar se edhe pse ka rënë niveli i ujit nuk janë duke u aplikuar reduktime, përpos tek objektet shumëkatëshe, ku uji mbërrin me vështirësi.
Sipas tij, këtyre konsumatorëve po u bëhet zgjidhje përmes cisternave.