Paralajmërohen protesta dhe greva nga 8 nëntori nga disa prej punëtorëve të sektorit privat

17:45 | 30 Tetor 2023
paralajmerohen-protesta-dhe-greva-nga-8-nentori-nga-disa-prej-punetoreve-te-sektorit-privat

Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se mund të ketë protesta dhe greva nga disa punëtorë që janë pjesë e kësaj sindikate.

Në grevë mund të shkojnë punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, punëtorët teknik e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, punëtorët teknikë të Qendrës së Studentëve dhe ata të Qendrës së Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Më 8 nëntor do të merret vendimi nëse do të protestojnë apo do të mbajnë grevë”, ka thënë Azemi për Klankosova.tv.

Ai është shprehur se kërkesat e tyre janë rritja e pagës minimale dhe krijimi i kushteve më të mira të punës.

Komento: