Paralajmërohen protesta masive më 13 prill

21:51 | 23 March 2019

Të enjten e javës që vjen do të ketë një protestë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e kësaj të shtune krerët e degëve në seli, për të diskutuar mbi datën e protestës së radhës.

Kolegji i Kryetarëve të PD-së vendosi që protesta e madhe të zhvillohet më 13 prill, ndërkohë që të tjera më të vogla do të vijojnë të zhvillohen sa herë që të ketë seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raporton TopChannel.

Pavarësisht se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ofroi sot një zgjidhje sipas mënyrës së tij për krizën politike në vend, të shkaktuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, zyrtarë të PD-së me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e refuzuan menjëherë atë.

Kështu, të enjten e javës që vjen do të ketë një protestë paralelisht me seancën parlamentare.

Komento: