Paralajmërohen protesta në Hagë kundër Gjykatës Speciale

23:23 | 23 July 2019

Janë paralajmëruar protesta në Hagë, kundër Gjykatës Speciale.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj do të merret nesër në pyetje nga Gjykata Speciale.

Top Channel mëson se seanca e pyetjeve do zhvillohet nesër në orën 09:30, në Hagë. Nesër në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet.

Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar sot. Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë.

Komento: