Paralajmërohen protesta nëse zvarriten zgjedhjet

08:53 | 05 August 2019

Nëse nuk shpallen zgjedhjet, vendi mund të përballet me protesta.

Përfaqësuesit e partive politike pritet të mblidhen sot për të diskutuar rreth shpërndarjes së Kuvendit.

Të gjitha subjektet politike janë deklaruar pro shpërndarjes, e cila do ti hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Por në rast se edhe më tej vazhdon të ketë zvarritje të zgjedhjeve, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar organizimin e një proteste, shkruan sot gazeta Zëri.

Gjatë ditës së sotme duke filluar në orën 11:00, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për të diskutuar rreth thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Komento: