Paralajmërohen protesta tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

17:00 | 29 Janar 2022

Sot është mbajtur protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është deklaruar pas protestës së zhvilluar sot kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Molliqaj ka thënë se sot qytetarët kanë folur sepse kanë vepruar, duke shtuar më tej se do të vazhdojnë me protesta, aksione e tubime.

“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj.

Ndryshe, sot është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë e Kosovës.

Anëtarë të PSD-së kanë tentuar të mbajnë fjalimin para shkallëve të ndërtesës së Qeverisë, çka solli edhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve.

Komento: