Conte mund të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit
Trajneri Antonio Conte mund të refuzojë një ofertë për të vazhduar kontratën e tij me Tottenham.
Në rast se ndodh kështu, ai mund të largohet nga klubi këtë verë, shkruan Goal.
Gianluca Di Marzio raporton se Spurs janë të kënaqur me trajnerin italian dhe dëshirojnë të vazhdojnë partneritetin e tyre, por ai nuk është i sigurt për një marrëveshje të re dhe mund të zgjedhë të kthehet në Itali.