Paralajmërohet ndërprerje e ujit të pijes për konsumatorët që furnizohen nga Badoci

21:50 | 01 Shtator 2020

Konsumatorët që furnizohen nga Badoci do të mbesin sonte tre orë pa ujë të pijes.

KRU Prishtina sonte nga ora 22.00 do të ndërpresë furnizimin e me ujë për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga liqeni i Badocit.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes do të zgjasë tri orë dhe ajo do të bëhet për shkak të shpëlarjes së gypit të çelikut nga Badoci.

“Arsyeja e realizimit të kësaj shpëlarjeje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh”, thuhet aty.

“Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do të bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve”, thuhet në njoftim.

Komento: