Paralajmërohet ndërtimi i një rrugë të re që e lidh Fushë Kosovën me Prishtinën

17:54 | 20 August 2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, e ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nisur nga ministria.

Abrashi dhe Berisha sipas njoftimit kanë diskutuar për një mori projektesh të rëndësishme në këtë komunë.

Abrashi tha se në Komunën e Fushë-Kosovës do të realizohen shumë projekte me rëndësi, që mundësojnë qasje më të lehtë në rrugë dhe po ashtu shkarkimin e qytetit nga numri i madh i veturave.

Ministri theksoi se të gjitha komunave po iu jepet prioritet në rregullimin e infrastrukturës.

“Në Komunën e Fushë-Kosovës kemi shumë projekte të rëndësishme që do të realizohen. Do ta ndërtojmë një rrugë të re që do ta lidh Fushë-Kosovën me Prishtinën, përgjat hekurudhës dhe zonës industriale, që do ta shkarkonte shumë këtë komunë nga trafiku i madh. Po ashtu planifikojmë ndërtimin e rrugës për në zonën industriale afër ‘Goleshit’ dhe përfundimin e rrugës për ‘Miradi’”, tha Abrashi.

Komento: