Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.
Për të frenuar ngritjen e mëtutjeshme ka pasur kërkesa në drejtim të Qeverisë për uljen ose largimin e akcizës dhe TVSH-së për derivatet.
Qytetarët kanë filluar të mobilizohen duke paralajmëruar edhe protestë kundër rritjes së mëtutjeshme të çmimit të derivateve.
Një grup i formuar me emrin “Protestë kundër çmimeve të naftës në Kosovë”, ka ftuar qytetarët që të bashkohen për të kundërshtuar në rrugë rritjen e mëtutjeshme.