Paralajmërohet reduktimi i shërbimeve të ofruara në QKUK pas rritjes së raste me koronavirus

19:57 | 01 Nëntor 2020

Është përkeqësuar situata me koronavirus në Kosovë.

Vala e re e kosonavirusit, e cila ka përfshirë edhe Kosovën, ka vështirësuar gjendjen edhe QKUK.

Drejtuesit në ShSKUK paralajmërojnë se në rast rritjes së numrit të të infektuarve do të detyrohen të ndërprenë disa shërbime që ofrohen në këtë qendër spitalore.

“Në rast se vazhdon ky trend i rritjes së numrit të infektuarve ne do të jemi të detyruar të reduktojmë mbase disa shërbime sërish. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që sa më gjatë që të jetë e mundur t;i mbajmë këto shërbime e mos t’i reduktojmë, mirëpo kjo do të varet nga situata e përgjithshme’, tha Valbon Krasniqi, Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK’së.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot njoftoi se janë regjistruar shtatë vdekje të reja nga koronavirusi në Kosovë. Ndërsa, brenda 24-orëve, janë infektuar 337 persona me COVID-19.

Deri më tash, numri i rasteve pozitive në Kosovë është 20 mijë e 179, 688 të vdekur dhe 15 mijë të shëruar. Raste aktive janë 3 mijë e 880.

Komento: