Paralajmërohet rifillimi i fluturimeve në aeroportin ‘Adem Jashari’

23:34 | 07 Qershor 2020

Së shpejti pritet të rifillojnë fluturimet në aeroportin ‘Adem Jashari’.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Arban Abrashi, ka njoftuar se po bëhen të gjitha përgatitjet për rifillimin e fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”.

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, ka bërë të ditur se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e fluturimeve.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin sociala Facebook, Abrashi, ka bërë të ditur po ashtu se, në bazë të udhëzimeve të tjera shumë shpejt do të bëhet publike data e rifillimit të fluturimeve.

Njoftimi i plotë i Abrashit, pa ndërhyrje:

Diasporë mirësevjen në atdhe

Transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Rifillimi i fluturimeve ajrore është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas Covid-19.

Në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojmë punët që të hapim sa më shpejt Aeroportin për fluturime ndërkombëtare duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Covid-19 të lëshuar nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë

Do t’iu njoftojmë së shpejti për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës ta vizitojnë atdheun e tyre.

Do të vazhdojmë me punë të mira për diasporën, bizneset, prodhuesit vendor, bujqit, arsimin, mjekësinë dhe duke i normalizuar marrdhëniet me vendet mike të Kosovës, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: