Paralajmërohet rritja e çmimit të bukës në Kosovë

23:18 | 10 Prill 2023

Përveç për bukën, është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i produkteve bujqësore. Pensionistët të pakënaqur me vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Për krejt punën që bëhet brenda kësaj furre, është e domosdoshme energjia elektrike.

E me ngritjen e çmimit të rrymës, u shtuan edhe shpenzimet për këtë biznes në komunën e Lipjanit.

Prandaj, shitësja Olta Llugiqi nuk e përjashton mundësinë për shtrenjtimin e bukës.

“Rritja e energjisë elektrike pritet me ndiku negativisht për shkak se na pajisjet i kemi me rrymë elektrike, edhe nëse vazhdon me u rritë çmimi i rrymës atëherë besoj që ka me u rritë edhe çmimi i produkteve”, tha ajo për T7.

Hallet iu shtuan edhe banorëve të fshatit Dobrajë e Madhe.

Këta thonë se pensioni që e marrin është i pamjaftueshëm për ta përballur një goditje të tillë financiare.

“Rritja e rrymës ka me ndiku shumë. Sepse çmimet, inflacioni është hyp naltë shumë. Edhe popullata mundet me ardhë deri te rrezikimi i xhepit, i parasë”, thotë njëri qytetar.

Ndërkaq në fshatin Gllanicë toka po punohet me të madhe.

Por, goditje për banorët që merren me bujqësi ishte ky vendim i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike.

Nga 1 prilli Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike vendosi që të ngrit çmimin e energjisë elektrike për 15 për qind.

Komento: