
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, mund t’i bashkohet takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Një gjë të tillë e ka paralajmëruar korrespodenti i CNN në Këshillin Kombëtar të Sigurisë amerikane, Vivian Salam.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se mbetet të shihet nëse Trump do të jetë në këtë takim.
“Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nisin matanë rrugës në Shtëpinë e Bardhë. Mbetet të shihet nëse aty do të futet edhe presidenti Trump”, ka shkruar Salama.
