Paralajmërohet shtrenjtimi i e energjisë elektrike në Kosovë

11:34 | 08 October 2021

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka paralajmëruar rritje të faturave të energjisë elektrike.

Ai tha se kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së importit të energjisë elektrike e cila ka mbërritur çmime stratosferike.

“Nuk mund të spekulojmë, pasi janë një sërë faktorësh, sa do të jetë kërkesa për konsum, çfarë temperatura do të mbajnë, sa do të ngrohen qytetarët tanë me energji elektrike, sa do të jenë çmimet e importit, pasi aktualisht janë në stratosferë, janë katërfish më të shtrenjta. Është sinjal jashtëzakonisht i keq për atë që do të mund të ndodhë pas disa muajve. Shumica e konsumit është duke u prodhuar në vend, ende nuk ka nevojë për blerje. Do të shikohet mundësia me të gjithë akterët e përfshirë”, deklaroi Buzhala në emisionin “SOT” të KTV-së.

Buzhala shtoi se Kosova duhet të ndërtojë termocentralin e ri dhe të tregojë se mund të prodhojë pa e rritur emetimin e dioksidit të karbonit.

Komento: