Paralajmërohet vala e tretë e koronavirusit

12:55 | 25 November 2020

OBSH’ja paralajmëron për valën e tretë të koronavirusit.

Ende pa kaluar vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, ekspertët po paralajmërojnë për një valë të tretë të mundshme të Covid-19.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjithçka do të varet nga masat që do të jenë në fuqi gjatë dhjetorit, kur vijnë edhe festat e fundvitit.

David Nabarro, përfaqësuesi i OBSH-së, tha se Europa duhet të marrë shembull nga vende si Tajvani ose Koreja e Jugut, që e kanë ndalur shtimin e rasteve të reja. Në një intervistë për zviceranen “Solothurner Zeitung”, Nabarro theksoi: “Pas valës së parë, nuk u ngrit infrastruktura e nevojshme gjatë verës. Pastaj u gjendëm përballë valës së dytë. Nëse nuk ndërtohet tani infrastruktura e nevojshme shëndetësore, do të ketë një valë të tretë në fillim të vitit 2021. Në Korenë e Jugut e dinë shumë mirë se kush janë të prekurit, ku janë vatrat dhe veprojnë për të shmangur infektimet e reja. Europa duhet të marrë masa dhe të bëjë të njëjtën gjë”.

Komento: