Paralajmërojnë nga LDK: Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i ardhshëm

18:17 | 07 October 2022

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7.

Ajo ka thënë se pagat për mësimdhënësit janë ekzekutuar si rezultat i presionit të madh të opozitës.

Deputetja e LDK-së tutje ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e qeverisjes derisa ka rikujtuar deklarata e Kurtit si opozitar për xhipat e zi.

“Unë mendoj që s’do t’ia arrijë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të mendojnë politikbërjen e z. Kurti se çfarë ka qenë në opozitë dhe cfarë po bën tani. Ai ka thënë se ne nuk do të hipim në xhipa të zi dhe tash po e bën. Le t’i minimizon shpenzimet”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se pas Kurtit, kryeministër i Qeverisë së Kosoës do të jetë Lumir Abdixhiku.

“Lumir Abixhiku absolutisht s’ka të bëjë me 20 vjecarin e kaluar. Këtë e dijnë qytetarët. Abdixhiku s’ka të bëjë me qeveritë e kaluara. Besoj në politik bërjen e tij dhe në kauzën e tij. LDK duke zhvilluar aktivietet ditë e për ditë po rritet, po e tregojnë edhe sondazhet. Shumë besoj që pas kësaj qeverie që z.Abdixhiku të jetë kryeministër”, ka thënë ajo.

“Kryeministër i ardhshëm do të jetë z.Lumir Abdixhiku. Sepse po shihet përkrahja”, ka shtuar tutje Valentina Bunjaku.

Komento: