Paralajmërojnë nga VV: Kryeministri nuk do të pranojë një marrëveshje që ka brenda Asociacionin

23:58 | 20 October 2022

Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kurrë nuk do ta pranojë një marrëveshje me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kryeziu Hyseni në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se as ajo si deputete dhe as deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës nuk do ta pranonin një Asociacion të tillë.

“Nuk besoj kurrë që kryeministri do ta pranojë një asociacionin të tillë, as unë si deputete. Jam e sigurt që nuk do ta pranonin as deputetët e tjerë të Kuvendit e Kosovës. Atë nuk e pranojnë as qytetarët e Kosovës….Nuk mund të veprojmë kundrejt kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Tutje ajo tha se nëse nuk ka njohje reciproke mes dy shteteve atëherë nuk ka pse të dialogohet.

“Në thelb të krejt këtij procesi është njohja reciproke, dmth se nuk do të ketë njohje reciproke atëherë pse të vazhdohet me dialog. Pa njohje nuk mund të ketë marrëveshje”, shtoi Kreyziu Hyseni.

Komento: