Paralajmëron eksperti, simptomat ‘Long Covid’ mund të zgjasin deri në një vit

20:20 | 20 December 2020

Simptomat ‘Long Covid’ mund të zgjasin deri në një vit.

Disa persona pas shërimit nga gjendja Covid, mund të vuajnë nga simptoma afatgjate të lëna pas dhe tani një ekspert paralajmëron që kohëzgjatja mund të jetë deri në një vit.

Simptomat e Covid-19 janë të njohura mirë në këtë pikë, me një kollë, ethe dhe dhimbje koke shenjat treguese, thotë burimi Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, disa të sëmurë që vuajnë me simptoma të gjata të Covidit, këto efekte anësore mund të zgjasin për deri në një vit, ka hamendësuar një ekspert i Klinikës Mayo.

‘Covid i gjatë’, vazhdon të shqetësojë mjekët, por një numër në rritje i të mbijetuarve të koronavirusit përjetojnë simptoma të vazhdueshme për javë ose me muaj pas infeksionit fillestar.

Një studim i ndërmarrë nga Dr. Claire Steves dhe Prof. Tim Spector në ‘King’s College’ në Londër ekzaminoi gjatësinë e kohës kur njerëzit kishin simptoma, duke parë faktorë si mosha në lidhje me gjasat e zhvillimit të Covidit të gjatë.

Nga kjo u kuptua se ‘Covid i gjatë’ prek rreth 10 përqind të moshave 18 deri në 49 vjeç që kalojnë përmes gjendjes infektive. Mirëpo, kjo normë rritet deri në 22 përqind tek personat mbi 70 vjeç.

Mjekët nuk kanë ide se si mund të zgjasin këto simptoma të bezdisshme të koronavirusit, mirëpo sipas një supozimit të Dr. Greg Vanichkachorn i cili u shpreh përmes CNBC u tregua se:

Mbi 100 pacientë me Covid të gjatë të përcjellur nga eksperti i Klinikës Mayo, tha se gjendje e tyre u përmirësuan, “por u desh mjaft kohë, ndonjëherë edhe më shumë se një vit që ata të rimëkëmbnin funksionin e tyre”.

Dr. Vanichkachorn shpjegoi se nuk ka asnjë shpjegim për fenomenin, dhe gjenetika nuk është një faktor.

“Nuk mund të them se ka një bazë gjenetike për ndryshimet në rezultate” tha ai.

Komento: