Paralajmëron FBI: Televizorët e mençur mund t’iu spiunojnë

10:01 | 03 December 2019

Televizorët e mençur mund t’iu spiunojnë.

FBI paralajmëron se televizorët e zgjuar, të cilët, ndryshe nga ata të zakonshëm lidhen me internetin, janë veçanërisht të prekshëm nga sulmet e hakerëve, të cilët kështu mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.

Një postim në bllogun e degës së FBI në Oregon shpjegon, se ndërsa lidhja e internetit, edhe pse mundëson qasje në shërbime të njohura si Netflix, ajo gjithashtu lejon që hakerët të futen në shtëpinë e dikujt përmes një TV të pasigurt, i cili më pas mund të çojë edhe në hakimin e routerit.

“Hakerët gjithashtu mund të marrin kontrollin e TV tuaj të pasigurt. Në fund të spektrit të rrezikut, ata mund të ndryshojnë kanalet, lartësinë e zërit dhe t’u shfaqin fëmijëve tuaj video të papërshtatshme, “shkruan FBI në tekstin paralajmërues.

Në skenarin më të keq, sipas FBI, hakerët mund të ndezin kamerën dhe mikrofonin e TV të dikujt në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë në heshtje.

Hakerët kanë hakuar tashmë mijëra pajisje inteligjente të Google në janar të këtij viti.

Komento: