Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër.
Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri në një tubim me qytetarë të Obiliqit.
“Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës“, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu kritikoi edhe punën e qeverisë, duke thënë se gabimet e njëpasnjëshme të saj e kanë dobësuar pozitën e Kosovës.
“Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.