Paralajmëron mediumi kroat, ky është plani i Rusisë pas zgjedhjeve në Serbi

15:45 | 28 Mars 2022

Çfarë do të bëjë Rusia në Serbi pas zgjedhjeve?

Portali kroat “24 sata”, duke u thirrur në diplomatë të NATO’s, shkruan se në ditët në vijim, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura, Rusia mund të fillojë destabilizimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, duke intensifikuar fushatën e nxitjes së përçarjes dhe dezinformimit. “Shpërthimi” i parë dhe më i fortë i makinerisë së propagandës ruse, sipas burimeve, që ciion kjo media, mund të ketë jehonë në Serbi, ku aktualisht po zhvillohet fushata zgjedhore, e cila konsiderohet si terren i përshtatshëm për shkak të tregut të madh dhe të trazuar mediatik.

“Prej andej, fushata do të përhapet në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Disa ambasada perëndimore në Beograd tashmë janë informuar nga qarqet diplomatike dhe shërbimet inteligjente se mediat e mbetura të pavarura në Serbi do të jenë të parat që do të goditen, dhe një prej tyre është Blic, një tabloid gjermano-zviceran, një media e rrallë properëndimore që mund të konkurrojë me një numër tabloidësh dhe stacionesh televizive pro-ruse” shkruan mediumi kroat.

“Fushata mediatike ruse do të jetë brutale, por në të njëjtën kohë do të përdorë metoda të sofistikuara. Mediat ruse, si Sputnik, i cili është shumë i njohur në Serbi, nuk do të përdoren hapur për të mbjellë përçarje”. theksohet tutje.

Sipas portalit, skena mediatike serbe është e fragmentuar dhe shpërthyese, dhe luftërat e reja mediatike shpërthejnë vazhdimisht për shkak të intolerancës së magnatëve të shumtë mediatikë, ndaj në mes të interesave të kundërta të pronësisë, grindjet mes dy mediave properëndimore nuk janë të rralla.

Rusia planifikon të përfitojë nga kjo dhe të përdorë taktikën “përçajë e sundo” për të kthyer edhe portalet si BIRN, kundër njëri-tjetrit ose kundër mediave të tjera properëndimore, si tabloidi Blic ose e përditshmja politike Danas, shpjegoi burimi.

Analistët dhe gazetarët e pavarur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë paralajmëruar për problemin e propagandës së përhapur ruse prej vitesh.

Skena mediatike serbe luan një rol kyç këtu sepse është deri tani më e madhja dhe ka një prodhim të madh ditor të lajmeve që zakonisht transmetohen pa kontroll në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

Komento: