Paralajmëron Ministria e Insfrasturkturës, mos u nisni në rrugë, është e bllokuar

20:10 | 09 January 2019

Gjatë ditës së sotme ka pasur reshje të vazhdueshme të borës në vendin tonë.

E këto reshje e kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës thotë se 14 kompanitë e kontraktuara nga ajo, kanë intervenuar me kohë dhe se të gjitha rrugët janë kalueshme.

Sipas zëvendësministrit Rexhep Kadriu, më së shumti vështirësi për të qarkulluar po ka në pikën kufitare në Morinë dhe atë në Qafë të Prushit.

Në terren janë edhe 8 kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prishtinës për pastrimin e rrugëve të kryeqytetit nga bora.

Zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë ankesë për bllokimin e ndonjë rruge.

Ministria dhe komuna u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes më të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, kur ngricat janë më të pranishme.

Ata kanë apeluar që ngasësit të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore derisa temperatura të mërkurën pas mesnate pritet të bien në minus 8 gradë celsius.

Komento: