OBSH thotë se Omicron po përhapet shpejt
Varianti Omicron është raportuar në 89 vende, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Omicron po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunizimit të popullsisë, por është e paqartë nëse kjo është për shkak të aftësisë së virusit për të shmangur imunitetin, transmetimit të tij ose një kombinimi të të dyjave, tha OBSH në një përditësim.
Agjencia e caktoi Omicronin një variant shqetësues më 26 nëntor, menjëherë pasi u zbulua për herë të parë, dhe ende nuk dihet shumë për të, përfshirë ashpërsinë e sëmundjes që shkakton, shkruan Guardian.
“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicronit”, tha OBSH.
OBSH paralajmëroi se me rastet që rriten kaq shpejt, spitalet mund të mbingarkohen në disa vende.