Paralajmëron Vuçiq: Më 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri, katastrofike për ne – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Paralajmëron Vuçiq: Më 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri, katastrofike për ne

19:28 | 26 Tetor 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar serbët se në bazë të informatave që ka, Qeveria Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri, e të cilat sipas tij do të ishin katastrofike.

“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka thënë Vuçiq pas takimit me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, përcjell b92.

Vuçiq ka përmendur datën 6 nëntor kur Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, ka thënë Vuçiq, duke lënë të kuptohet se do të ketë rezistencë të serbëve lokalë.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ndërmori aksion në gjithë vendin për luftim të kontrabandës, përfshirë edhe në veri, ku h asi në rezistencë të serbëve lokalë.

Pati edhe të shtëna me armë.

Përfaqësuesit serbë kanë thënë “se një aksioni tjetër do t’i përgjigjen ndryshe”.

Komento: