Paralamenti i Serbisë kërkon seancë të jashtëzakonshme ku do të flitet për Kosovën

14:10 | 05 March 2019

Ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti serb, Borko Obradovic ka kërkuar që Kuvendi i Serbisë të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, kjo për të diskutuar për Kosovën.

Ai ka kujtuar faktin se ka parë ende asnjë platformë, në bazën e së cilës presidenti i Serbisë mund të vazhdojë negociatat me Kosovën në Bruksel.

Dialogu i Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka muaj që ka stagnuar, transmeton Indeksonline.

Serbia nuk rikthehet në dialog pa iu plotësuar kushti për heqjen e taksës, në anën tjetër Prishtina është e gatshme që të rikthehet në dialog, por kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, është i vendosur që taksa të mos hiqet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në anën tjetër është formuar edhe një ekip i unitetit, i përfaqësuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, për bisedimet me Serbinë, të cilët kanë hartuar një platformë për këto bisedime.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtojnë ekipin së bashku me platformën, pasi sipas tyre Qeveria Haradinaj dhe ekipi i krijuar nuk kanë legjitimitet.

Komento: