Paralizohet Prishtina, mbyllen për qarkullim dy rrugët kryesore

11:52 | 19 October 2019

Punimet në rrugë do të bjën që dy nga rrugët ndër me kryesore në Prishtinë të mbyllen për qarkullim të veturave.

Duke filluar nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në ketë lagje.

Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet.

Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komento: