Parandalimi i COVID-19, lajm i rëndësishëm nga Gjermania

13:39 | 17 April 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Gjermania është duke u ballafaquar me sukses me numrin e infeksioneve të reja me koronavirus.

Ministri i shëndetësisë në Gjermani thotë se përhapja e pandemisë është bërë “e kontrollueshme”, pasi numri i riprodhimit të virusit Covid-19 zbretnë një nivel të ri në vend, raporton The Guardian.

Jens Spahn, një politikan nga CDU konservatore, tha se tani kishte prova të mjaftueshme për të shpallur një sukses të strategjisë së bllokimit, duke përmendur një ulje të rritjes relative ditore të pandemisë në Gjermani.

Që nga 12 Prilli, numri i përditshëm i njerëzve që janë shëruar nga virusi në Gjermani ishte më i lartë se numri i regjistruar i infeksioneve të reja.

“Ne kemi arritur ta kthejmë rritjen dinamike në rritjen lineare”, tha Spahn. “Që nga sot, shpërthimi është përsëri i kontrollueshëm ose më i kontrollueshëm”.

Presidenti i Institutit Robert Koch, organi qendror përgjegjës për kontrollin e sëmundjeve, përmendi numrin e ri të riprodhimit të së premtes nga 0.7 si një shenjë që masat e vendit po funksiononin, transmeton lajmi. net.

Numri i fundit, tha Lothar Ëieler, “do të thotë që deri tani çdo person i infektuar nuk infekton mesatarisht një person tjetër”.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, kancelaria gjermane Angela Merkel kishte theksuar rëndësinë e mbajtjes së numrit të riprodhimit të virusit nën 1.

Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 në Gjermani, e cila kishte tërhequr shumë vëmendjennë fazën e hershme të pandemisë, ndërkohë është rritur në 2.9%.

Komento: