Parandalohet peshkimi ilegal, intervenon policia

08:15 | 16 Prill 2026
parandalohet-peshkimi-ilegal,-intervenon-policia

Një rast i peshkimit ilegal është parandaluar dje, në Nashec të Prizrenit.

Sipas Federatës së Peshkatarëve, tek ura e Nashecit, tre persona kanë ushtruar peshkim në mënyrë të paligjshme me rrjeta krahu.

Federata bën me dije se i kishte paralajmëruar personat në fjalë lidhur me peshkimin kundërligjshëm, por të njëjtit u larguan në drejtim të Lukinjës, me një lundër me motor, për të vijuar peshkimin aty.

“Pas hetimeve të zhvilluara, Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë personat dhe t’i shoqërojë në stacion policor së bashku me lundrën me motor.

Rasti është hapur ndaj personave për peshkim të kundërligjshëm, si dhe për tre thika që janë gjetur në barkë. Lundra është konfiskuar deri në vendimin e gjykatës” deklaron Federata.

Komento: