Paraqiten familjarët e të moshuarit të humbur në Ferizaj

16:45 | 17 December 2022

Lajmërohen familjarët e të moshuarit të humbur në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lajmëruar familjarët e të moshuarit që u gjend nga policia në Ferizaj, i cili u tha se nuk di të flasë.

Në njoftimin e policisë, u bë e ditur se i moshuari tashmë është rikthyer te familja e tij, transmeton Reporteri.

“Ju njoftojmë se janë lajmëruar familjarët e personit të humbur në Ferizaj, për të cilin kërkuam bashkëpunim me qytetarë, si person i humbur. Tani ai i është dorëzuar familjarëve të tij. Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim”, njofton policia.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në mesditë, se në Ferizaj ka hasur në një të moshuar, i cili siç thuhet në njoftim, nuk di të flasë.

Policia kërkoi nga familjarët apo personat që mund ta njohin që të lajmërohen.

Komento: