Paraqiten grafite në Prishtinë ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e Pantiqit

19:16 | 28 Dhjetor 2022

Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Gjyqtari pas propozimit të prokurorit ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur habinë ndaj këtij vendimi. Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.

Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat.

Komento: