Paraqiten raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK

10:28 | 26 Shkurt 2020

Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK.

Raste të reja janë raportuar në QKUK lidhur me dyshimet për koronavirus.

Lajmi është konfirmuar për Grupin Koha nga QKUK-ja por nuk janë dhënë detaje.

Për këtë, zyrtarë në QKUK kanë thënë se së shpejti lëshojnë komunikatë për media.

Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative.

Komento: