Paraqitja fantastike e Rrahmanit ndaj Sassuolos, vendimtar te goli i dytë

23:23 | 17 Shkurt 2023

Napoli ka fituar si mysafir i Sassuolos me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 23-të Serie A, ku Amir Rrahmani ishte asistues te goli i dytë.

Mbrojtësi ynë e nisi ndeshja nga minuta e parë dhe mbylli takimin, duke vazhduar të jetë pikë reference në mbrojtjen napolitane.

Rrahmani asistoi te goli i dytë i shënuar nga Victor Osimhen në mesin e pjesës së parë.

Vetëm Khcicha Kvaraskhelia (8.3) ishte më i vlerësuar se Rrahmani që kishte notën 8.1.

Në statistikat e Sofascore, ai kishte 99 pasime, ndërsa 93 prej tyre prej sakta, prej tyre dy kyçe.

Rrahmani kishte një aksion të ndërprerë dhe një duel të fituar në këtë përballje.

Napoli me Amir Rrahmanin tani kanë 62 pikë, plot 18 pikë më shumë se sa Interi që është i dyti dhe duket se titulli po i buzëqeshë më në fund.

Komento: