Paraqitjet me Francën në Katar, drejtuesit e Milanit marrin një vendim për të ardhmen e Giroud

17:59 | 13 December 2022

Milani e ka ndarë mendjen për t’ia rinovuar kontratën sulmuesit të Francës, Olivier Giroud.

Lojtari është duke shkëlqyer edhe në këtë Kampionat Botëror, duke qenë vendimtar në disa situata për “Gjelat”.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë mund të konsiderohet e mbyllur, pasi edhe lojtari është dakord për të vijuar qëndrimin në Milano.

Përfundimi i Botërorit do ta kristalizojë tërësisht çështjen, me palët që duket se janë në një vijë përkitazi me këtë çështje.

Giroud iu bashkua Milanit në verën e vitit 2021 për shumën e 1 milionë eurove.

Që prej atëherë ai është bërë pikë kyçe e formacionit të “kuqezinjve”, duke e fituar edhe një “Sccudetto”.

Komento: