Parashakimi i OBSH-së: Ja sa milionë pritet të vdesin derisa të gjendet vaksina kundër koroanvirusit!

09:37 | 27 Shtator 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën.

Në mbarë botën, numri i viktimave nga koronavirusi mund të arrijë deri në 2 milionë, së paku deri në gjetjen e një vaksine kundër Covid-19. Ky është paralajmërimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kreu i emergjencave pranë OBSH-së thotë se shifrat mund të jenë edhe më të larta nëse nuk do të ndërmerret një aksion ndërkombëtar, raporton A2.

Thuajse 1 milion persona kanë humbur jetën në mbarë botën që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor të vitit të shkuar në Kinë, teksa numri i rasteve të të infektuarve ka arritur në 32 milionë.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili raportojnë numrin më të lartë të rasteve, me 15 milionë të tilla. Por, rritja e shifrave ditët e fundit në Europë ka rritur frikën për një valë të dytë të pandemisë, që mund të shoqërohet me një karantinë të dytë në shumë shtete.

Komento: