Parashikimi i Armend Mujës për rezultatin e zgjedhjeve: LVV merr 62 deputetë, PDK e LDK nga 15

23:58 | 09 Shkurt 2021

Armend Muja ka bërë parashikimin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë parashikimin e parë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në këndin e politikanit.

Sipas Mujës PDK në zgjedhje do të merr 15 deputetë, LDK po ashtu 15, Nisma nuk e kalon pragun derisa LVV sipas tij merr 62 deputetë.

Muja në “Debat Plus” thotë se AAK nëse e kalon pragun merr 8 deputetë.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë edhe parashikimin se në cilat komuna LVV do të del parti e parë.

Parashikimi i Armend Mujës për komunat ku del e para Vetëvendosje

Ai ka thënë se LVV do të fitojë shumë thellë në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës, derisa sipas tij pak më dobët qëndron në disa komuna të Kosovës qendrore.

Muja në cilësinë e analistit disa herë ka bërë parashikime të sakta të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë.

Komento: